VENDIMI I GJYKATËS PENALE – I PABAZË
Prokurori Publik në ankesën drejtuar Këshillit Penal të Gjykatës Penale – Shkup, në mënyrë të detajuar ka sqaruar arsyet, për të cilat vlerëson se vendimi I gjykatësit të procedurës paraprake që të mos caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarit në rastin M – NAV, është e pabazë, thonë nga Prokuroria Publike. Prokuroria ka dorëzuar të gjitha dëshmitë se ekziston rreziku real që katër të dyshuarit të arratisen, të ndikojnë tek ndëshmitarët si dhe ta përsërisin veprën. Reagimi I Prokurorisë vjen pasi Gjykata Penale sqaroi se përse ka miratuar masën e kujdesit ndaj të dyshuarve, e jo paraburgimin sic kishte kërkuar Prokuroria. /KlanMacedonia