Prokuroria: Gjykimi i Trajko Veljanovskit, Spiro Ristovskit dhe Mile Janakievskit duhet të ndërpritet!

Prokuroria ka dhënë mendim se gjykimi i Trajko Veljanovskit, Spiro Ristovskit dhe Mile Janakievskit të akuzuar si organizatorë të 27 prillit duhet të ndëpritet sipas ligjit për amnisti që paraprakisht ishte aplikuar për disa nga të akuzuarit që ishin përgjegjës si ekzekutorë.

Ndërsa për Vlladimir Atanasovskin, i cili është i akuzuari i katërt në këtë rast, nuk ka pasur një propozim të tillë.

Seanca e sotme është shtyrë dhe gjyqtari do të marrë vendim në seancën e radhës, konfirmoi gjykata penale për Tv Telma.

Çështja ndaj organizatorëve u anulua nga Apeli dhe tashmë po rigjykohet në gjykatën penale.

Më parë Veljanoski ishte dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burgim, ish-ministrat Janakieski dhe Ristovski me 6 vjet e tre muaj burg, ndërsa Atanasovski me gjashtë vjet burg.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share