Prokuroria e Shkupit hap procedurë për zhvatje ndaj dy personave

PTHP e Shkupit ka hapur procedurë ndaj dy personave për dyshime se kanë kryer vepër penale të zhvatjes. Prokurori publik kompetent ka propozuar deri tek gjykatësi i procedurës paraprake që të caktojë masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, përcjell Klan Maqedoni.

“Dy të dyshuarit së bashku, me përdorim të forcës dhe kërcënim të rëndë, ia kanë marrë një personi nga Krusheva një veturë BMW dhe një pajisje për testimin e ujërave nëntokësore, në vlerë të përgjithshme rreth 17.500 euro, për shkak të borxhit të deklaruar raporteve të pazgjidhur debitor – kreditor. Më pas i kanë kërkuar 6000 e më vonë 12000 euro për t’ia kthyer. Më 27 dhjetor, ata e takuan viktimën në një ambient hotelierie në një qendër tregtare në Shkup për t’i dorëzuar paratë. Kartëmonedhat paraprakisht kanë qenë të përpunuara penalisht, ndërsa efektivët e policisë i kanë privuar menjëherë nga liria dy të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share