Pas raportimit të Klan Macedonia për rastin me ngacmimin seksual të një vajze me aftësi të kufizuara në shkollën e mesme të Prilepit “Orde Çopella” institucionet janë zgjuar nga gjumi.
Fillimisht, nga MPB thanë se nuk janë gjetur elemente për kryerjen e veprës penale, e sot Prokuroria themelore e Prilepit e demantoi Ministrinë e punëve të brendshme.
“Nuk janë të sakta informacionet se në procedurë pas kallëzimit konkret është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale. Përkatësisht, menjëherë pas marrjes së njoftimit, prokurori publik kompetent ka lëshuar udhëzime për MPB-në për sigurimin e të gjitha provave të nevojshme, ku përfshihet edhe marrja në pyetje e personave. Urdhri është duke u zbatuar” – thonë nga Prokuroria e Prilepit.