Berberi 74 vjeç nga Velesi, Pançe Zhezhovski, dyshohet se i ka pasur borxh 500 euro njërit nga të dyshuarve për vrasjen e berberit, por edhe të vajzës së mitur Vanja Gjorqevska nga Shkupi. Prokurori Gavrill Bubevski në konferencën e sotme për shtyp tha se për këtë shkak dyshohet se berberi është kidnapuar dhe i është marrë vetura Citroen, me të cilën pastaj është grabitur Vanja 14 vjeçe.
“Motivi i vrasjes së Pançes dyshohet se ka qenë se me njërin nga të dyshuarit ka pasur marrëdhënie borxhi. Pançe i kishte borxh 500 euro njërit prej të dyshuarve dhe kështu u zgjodh si viktimë për t’ia marrë veturën për ta rrëmbyer vajzën”, shpjegoi prokurori Bubevski.