Prokurorët zgjedhin shefin e ri të prokurorisë për krim dhe korrupsion

RUSKOVSKA SYNON TË ZGJIDHET SËRISH SHEFE E PROKURORISË

Në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe me votë të fshehtë, 163 prokurorë nga vendi sot patën mundësi të votojnë për zgjedhjen e shefit të ri të prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në garë për këtë pozitë janë katër kandidatë Ermon Neziri nga Prokuroria Publike e Shkupit, Islam Abazi dhe Desa Paunovska nga Prokuroria e Lartë e Gostivarit si dhe Vilma Ruskovska, shefe e deritanishme e kësaj prokurorie.

“Ka pesë njësi zgjedhore. Kjo nuk është diçka e re për prokurorët sa i përket votimit, sepse prokurorët veç më marrin pjesë në zgjedhje në drejtpërdrejta për zgjedhje të anëtarëve të këshillit. Duke pasur parasysh se kjo është një traditë 15 vjeçare, ndërsa për herë të zgjidhet në këtë mënyrë një shef i prokurorisë. Në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup 91 prokurorë nga gjithsej 163 në gjithë shtetin, do të thotë më së shumti” – deklaroi Jovan Cvetanovski.

Prokurori në Prokurorinë Themelore të Lartë Publike në Shkup, Jovan Cvetanovski tha se mundësia që të zgjidhet shefi i një prokurorie në zgjedhje të drejtpërdrejta është e rëndësishme dhe paraqet përgjegjësi më të madhe.

“Reagimi në lidhje me atë që për herë të parë të zgjidhet një shef i prokurorisë, sigurisht është më serioze sa i përket legjitimitetit që do ta ketë ai shef, sepse kolegët e zgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejt për prokuror publik themelor. Sigurisht se ka përgjegjësi më të vështirë, sepse megjithatë përgjigjet para kolegëve” – tha Cvetanovski.

Për herë të parë, pas ndryshimeve të ligjit për prokuror publike, zgjedhja shefit të ri të kësaj prokurorie zgjidhet nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publike me votim në zgjedhje të drejtpërdrejta nga ana e të gjithë prokurorëve publik në shtet.

Pas votimit, do të dorëzohen rezultatet ndërsa këshilli në afat prej shtatë ditësh, duhet të mbajë seancë në të cilën do të miratojë vendim për emërimin e prokurorit publik që ka marrë më shumë vota nga kandidatët e paraqitur.

Mandati i shefes së pezulluar të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar, Vilma Ruskovska zgjat deri më 14 nëntor. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share