Projekti i Infantino për Botërorin

Presidenti i FIFA dëshiron që ta organizojë Kupën e Botës çdo tri vite, i ndikuar nga Katar 2022

Presidenti i FIFA, Xhani Infantino dëshiron që ta organizojë Kupën e Botës çdo tre vjet, si pjesë e një plani afatgjatë për të revolucionarizuar futbollin ndërkombëtar.

Suksesi komercial dhe sportiv i turneut në Katar e ka rritur besimin te numri 1 i qeverisë botërore të futbollit, se projekti i tij mund të funksionojë.

Infantino tregoi se botërori i klubeve në 2025 do të ketë më shumë ekipe, edhe pse lojtarët, klubet dhe konfederata nuk e mbështesin.

Sipas tij, mbajtja e Kupës së Botës në mes të dimrit në Europë solli ndryshime pozitive, e kjo tregon se sporti mund të vazhdojë të rritet globalisht.

Pavarësisht frikës nga sforcimi i futbollistëve dhe lëndimeve të shumta, në Katar 2022 u dhurua spektakël, me turneun që gjeneroi të ardhura rekord prej 7.1 miliardë Euro, një rritje prej 960 milionë Euro nga Kupa e Botës 2018 në Rusi.

Por në eventin më të rëndësishëm të futbollit në botë nuk pritet që të ketë ndryshime deri pas viti 2030

Infantino beson se do ta realizojë projektin e tij, ndërsa ai synon që të shërbejë në tri mandate si president i FIFA, duke qenë në detyrë deri në 2031.

52-vjeçari do të duhet të përballet me një betejë të madhe për ta miratuar projektin e ri, pavarësisht mbështetjes së idesë nga Afrika dhe Azia.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share