Projekti i Benzema në Arabi

Ylli i Real Madrid dhe autoritetet saudite do të ndërtojnë një akademi sportive në mbretëri

Karim Benzema do të hapë një akademi sportive në Arabinë Saudite, e cila do të mbajë emrin e tij.

Sipas gazetës sportive spanjolle “AS”, marrëveshja mes palëve nisi disa muaj më parë, kur 35 vjeçarit iu bë një ofertë mjaft e lartë për t’u transferuar në kampionatin saudit.

Edhe pse futbollisti francez e mendoi kalimin në Arabinë Saudite, ku luan edhe miku i tij Cristiano Ronaldo, tek ai mbizotëroi dëshira për të vazhduar që të jetë pjesë e Real Madridit.

Synimi i francezit është që të luajë të paktën deri në verën e 2024 për “Los Blancos”, e gjatë kësaj kohe ai do të ketë shkuar në 15 sezone me madrilenët.

Deri më tani, sulmuesi ka fituar 24 tituj me Realin.

Në vazhdim, ai mund të mendojë transferimin në kampionatin saudit, ku akademia që ai ka në plan me autoritetet do të nisë të funksionojë, e të fillojë kështu një kapitull të ri në karrierën e tij.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share