Projektet infrastrukturore! Mickoski: Rrugët janë të qytetarëve, jo të partive!

Kryeministri Mickoski ka marrë pjesë në ceremoninë me rastin e lëshimit në përdorim të rrugës nga Stracini deri në Kriva Pallankë. Rruga, është në një gjatësi prej 25.5 kilometra dhe është pjesë e Korridorit 8. Investimi i përgjithshëm është 93.7 milionë euro, nga të cilat 80.20 milionë euro janë fonde nga Banka Botërore, ndërsa pjesa tjetër janë fonde granti në një vlerë prej 13.50 milionë euro. Sipas Mickoskit, kjo rrugë nuk është as e VMRO-DPMNE-së e as e LSDM-së, por e qytetarëve.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

 “Ka pasur të tillë që sot kanë bërë promovim politik dhe në vend që t’u kërkojnë falje qytetarëve që nuk kanë bërë diçka në gjashtë vitet e kaluara, sot vrapojnë të mbledhin pikë politike. Dua të them se kjo është rruga e qytetarëve, kjo nuk është rruga as e LSDM-së e as e VMRO-DPMNE-së. Kredia do të shlyhet nga paratë e qytetarëve, prandaj askush nuk mund ta përvetësojë atë. Në korrik nuk kishte asnjë centimetër asphalt, sot shohim një rrugë të tërë. Ju uroj dhe me fat shfrytëzimin e kësaj rruge, ku ndërtimi intensiv u arrit me angazhimin e Qeverisë, Ministrit Nikolovski dhe Ministres së Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.”  

Lexo gjithashtu
Total
0
Share