Profesori universitar, Afrim Osmani ka fituar edhe një çmim tjetër të rëndësishëm për arritjet në shkencë dhe arsim. Kësaj radhe, Osmanit i ndahet çmimi shtetëror “23 Tetori”, përcjell KlanM.
Përveç Osmanit, ky çmim i ndahet edhe ekipit të mjekëve që realizuan transplantin e mëlçisë, mjekëve Zoran Karaxhov, Svetozar Antoviq, Beti Todorovska, Tatjana Spirovska dhe Maja Mojsova Mijovska.
Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 23 tetor 2023 në ora 12:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Çmimi “23 Tetori” ndahet për arritje afatgjata në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, trashëgimisë kulturore-historike./KlanMacedonia