“Procesi i Berlinit”: Të përshpejtohet ratifikimi i marrëveshjeve

INSTITUTI PËR DEMOKRACI: DEPUTETËT TË JENË MË AKTIV NË KËTË PROCES

Lidhja dhe bashkëpunimi i vendeve të rajonit është një nga prioritetet e progresit të përbashkët drejt BE-së. “Procesi i Berlinit” është një nga udhërrëfyesit kyç gjatë këtij rrugëtimi. Nëntorin e kaluar, Qeveria e RMV-së, bashkë me Qeveritë e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, në kuadër të “Procesit të Berlinit” firmosën tre marrëveshje.

Pesë muaj pas firmosjes, marrëveshjet e “Procesit të Berlinit”, janë ratifikuar vetëm në dy vende, njofton KlanM.

Shqipëria i ratifikoi e para tri marrëveshjet, kurse në Tiranë do të mbahet samiti i ardhshëm I “Procesit të Berlinit”.

Të gjitha marrëveshjet i ka ratifikuar edhe Kosova, kurse me implementimin e tyre do të hiqet regjimi I vizave për qytetarët e Kosovës dhe B e H.

Në Sarajevë, sic percjell KlanM, ratifikimi ngec për shkak të situatës politike.

Qeveria e Serbisë ka ratifikuar marrëveshjet dhe ka përgatitur propozimligje, që janë në procedurë parlamentare.

Në Mal të Zi, Qeveria ka miratuar marrëveshjet, por ende nuk janë futur në procedurë parlamentare.

Instituti për Demokraci në Shkup, sic njofton KlanM, ka përshëndetur miratimin e tre marrëveshjeve të “Procesit të Berlinit” në seancën e 135-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, më 14 Mars 2023.

INSTITUTI PËR DEMOKRACI

Si depozitues të tri marrëveshjeve, i bëjmë thirrje Qeverisë që sa më shpejt t`i dorëzojë në Kuvend, kurse Kuvendi të gjejë forca sa më shpejt t`i vendos në rend dite që të ratifikohen me konsensus. Përkushtimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve duhet të dëshmohet në vepër, veçanërisht në procese që varen nga proaktiviteti dhe azhuriteti i institucioneve shtetërore”

Sipas Institutit për Demokraci, anketa më e re e tyre tregon se 80% e qytetarëve e shohin si mundësi atraktive punësimin në vende të Ballkanit Perëndimor. 85% e vlerësojnë si shumë të dobishme, kurse mundësinë për shfrytëzimin e arsimit personale në vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin 84% e qytetarëve.

Duke marrë parasysh mbështetjen e madhe, sic percjell KlanM, Instituti për Demokraci, bën thirrje për kyçje më aktive të deputetëve në promovimin e përfitimeve nga “Procesi i Berlinit” por edhe të zbatohen mbikqyrje të vazhdueshme mbi shkallën e implementimit dhe angazhimeve të procesit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share