Ministri i Brendshëm i Kosovës ka bërë të ditur se një nga marrëveshjet që do të nënshkruhet sot në mbledhjen e 8 të qeverive Shqipëri-Kosovë, do të jetë ajo e lehtësimit të procedurave për kalimin e qytetarëve në kufirin mes dy vendeve.
Bëhet fjalë për fundjavat dhe festat zyrtare të të dy vendeve deri në fund të Shtatorit.
Kryeministri Rama: A mund ta dimë nga ju se si do kalohet kufiri në Korrik dhe në Gusht? Çfarë janë këto disa lehtësira. Se këtu bëhet fjalë që kur shkon njeri për plazh të mos ndalojë. Kjo është ideja.
Ministri i Brendshëm i Kosovës: Herën e fundit kur isha në Shqipëri para disa ditësh, polici kufitar në Vërmicë më uroi udhë të mbarë.
Kryeministri Rama: A mund t’ja u kurseni dhe këtë urim qytetarëve dhe ata kur kalojnë të mos kenë polic fare aty që t’i urojnë edhe të ketë thjesht ndalime të rastësishme për çdo 500 makina? Mund të ndodhi kjo apo është krejtësisht e pamundur? Duhet patjetër një polic që t’i shohë dhe t’i thotë mirë se erdhët?
Ministri i Brendshëm i Kosovës: Realisht atë e mundëson protokolli.
Kryeministri Rama: Siç e shikoni, unë e kam thënë që në mbledhjen e parë, vetëm ministrat e Brendshëm mund të bëjnë një marrëveshje se si do zbatohet një marrëveshje që e kanë bërë më përpara. Shpresojmë të jetë i fundit ky protokoll edhe shpresojmë që në Korrik qytetarët të vijnë pa ja uruar policia mirë se ardhjen. /tvklan.al