Problemi me nxënësit e Idrizovës: Shaqiri – për herë të parë ka interesim institucional

MUNGOJNË 34% TË LIBRAVE? – SHAQIRI: KA SHUMË PËRMIRËSIME

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në Klan debat duke folur për problemin e nxënësve shqiptar në Njegosh, tha se për herë të parë ka interes kaq të lartë institucional. Për veç prindërve dhe shkollës, tani në këtë çështje ka edhe palë të tretë dhe kjo palë sipas ministrit Shaqiri, janë prindërit e nxënësve maqedonas. Shaqiri thotë se ka vështirësi në gjetjen e një personi që do ta ecë punën përpara në bashkëpunim me MASH-in.

“Marrja e kompetencave nënkupton se në momentin që ne e bëjmë, kemi bazën juridike, ligjore. Duhet një person tjetër i cili nga ana e MASH-it do të marrë përsipër t’i kryejë obligimet, do të thoja drejtori i ri, të cilin do ta emërojë Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Në komunikimin që e kanë pasur nga kabineti im me të gjithë mësimdhënësit, për arsye të situatës së krijuar, tani në shkollën e Njegoshit nuk mund të gjendet  një person përgjegjës, i cili do ta shtyjë më tutje procedurën” – tha Jeton Shaqiri.

Në lidhje me çështjen e teksteve shkollore, Shaqiri tha se ka përfunduar shpërndarja e librave për pjesën më të madhe të nxënësve dhe sipas tij, ka përmirësime në këtë çështje dhe se shifrat e prezantuara janë të mëhershme, ndërsa situata reale është ndryshe.

“Për shumicën e nxënësve në arsimin fillor më shpërndarja e teksteve ka përfunduar. Kur po e përmend se ka përfunduar, ka përfunduar nga klasa e parë deri në klasën e 9-të, përveç  për klasën e gjashtë, për të cilën kemi qenë transparent gjatë gjithë kohës… në momenti që po bisedojmë, ditën e djeshme por edhe ditën e nesërme do të vazhdojë shpërndarja e teksteve sa i takon klasës së gjashtë” – deklaroi Shaqiri.

Në lidhje me këtë çështje, Komisioni për Mbrojtje dhe Parandalim nga Diskriminimi paralajmëroi padi për Ministrinë e Arsimit, por Shaqiri gjatë emisionit tha se, ende nuk ka pranuar një të tillë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share