Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron sot në Maqedoninë e Veriut ku fillimisht ishte në Çair për të përuruar rrugën “Adem Demaçi” dhe më pas në Tetovë, ku pas takimit në zyrën e kreut të kësaj komune, Bilall Kasami, vizituan fshatin Vicë, përcjell KlanM
Kurti dhe Kasami prezantuan idenë për lidhje rajonale të dy qyteteve. Kurti para gazetarëve foli për rëndësinë e lidhjes së dy qyteteve dhe për koston e përballueshme të ndërtimit të kësaj rruge.
“Në qiell, duket se Tetova dhe Prizreni kanë qenë një qytet, por kur i ka sjellur Zoti në tokë e malet e Sharrit i kanë ndarë, i kanë bërë dy qytete. Natyrisht që rruga që e pamë këtu është rrugë e brendshme e Tetovës, por ne jemi shumë të interesuar që të ecim sa më shpejtë për lidhjen infrastrukturore të Prizrenit dhe Tetovës, përmes aksit që parasheh edhe një tunel. Në bazë të llogaritjeve e parallogaritjeve të ilat janë bërë nuk është një kosto shumë e lartë, është e përballueshme, por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm, meqënëse shkurtohet rruga e fitohet koha dhe përfitojnë edhe qytetarët edhe ekonomie”, tha mes tjerash nga Vica e Tetovës, Albin Kurti./KlanMacedonia