Demiri: Mafia urbane privatizon një pjesë të oborrit të Spitalit të Tetovës, pengohet dalja në bulevard!

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri, ka kërkuar nga institucionet e shtetit të sigurojnë kushte që institucioni që drejtohet nga ai ta shënojë dhe të ndërtojë gardhin, për shkak se sic ka thënë, kohë më parë ishin penguar nga një individ që ka privatizuar pjesë të tokës.

Sipas Demirit, problemi paraqitet për shkak se në pjesën e privatizuar hyjnë oborri dhe një pjesë e vendit ku gjenden rezervoaret për naftë.

“Në të kaluarën nga ana e ish-Kryebashkiakut janë privatizuar 87 ose 97 metra metra katrorë dhe 4 metra nga rezervuaret për naftë që shfrytëzohen mbi 50 vite nga Spitali i Tetovës. Nuk është problem se si është privatizuar dhe kur, me këtë do të merren organet e drejtësisë. Unë dua që qytetarët e Tetovës t`i njoftoj se ka tendenca që nejrëzit e njëjtë duan ta privatizojnë këtë pjesë në bulevardin “Blagoja Toska” që ta pamundësojnë qasjen në Spitalin Klinik” – tha Demiri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vendi gjendet pas ndërtesës së bllokut kirurgjik ku zhvillohen punime ndërtimore dhe rregullimi I hapësirës për parkingje. Spitali Klinik ka plan edhe për lidhje trafiku me Bulevardin “Blagoja Toska”.

Demiri tha se ka bashkëpunim të mirë me Komunën e Tetovës, ku sic tha, pengojnë ambicjen e tetovarit ta uzurpojë edhe pjesën tjetër të spitalit./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share