KATËR TË DYSHUAR NJË MUAJ NË PARABURGIM
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është mbajtur protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, pas dhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona në Prishtinë. Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi të martën se dy të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares u është caktuar masa me nga një muaj paraburgim. Gjatë të hënës, masë me kohëzgjatje të njëjtë paraburgimi u ishte caktuar edhe dy të dyshuarve të tjerë./KlanMacedonia