Prindërit të mos shqetësohen – do të ketë asistentë/ Janevska: Studentët tanë mbeten prapa atyre Evropianë

Ministrja e arsimit Vesna Janeva siguron se nga java e ardhshme do të ketë asistent për të gjithë nxënësit dhe procesi edukativo arsimor do të zhvillohet ashtu siç është paraparë. Ajo vlerson se duhet të merren shembujt e vendedeve evropiane pasi sipas saj, studentët e RMV-së kanë mbetur prapa atyre evropian.

Edhe pse viti shkollor filloi pa asistentë arsimorë, të njetit pritet të nisin punën të martën, një javë pas fillimit të vitit shkollor. Deri atëherë, procesi edukativo arsimor për nxënësit që do të kenë asistentë do vazhdoj, e për të tjerët jo. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, siguron se problemi nuk është tek asistentët por në shkolla.

Vesna Janevska- Nuk ka problem me asistentët, ka problem me shkollat. Pesë ditë punë është ajo që bën Ministria në një ditë. Thjesht u them prindërve që të mos shqetësohen. Unë do të përmbush atë që kam premtuar. Pres që të martën të ketë asistentë. Por kjo njohuri është e mirë që të dimë se duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje pesë qendrave burimore që duhet të kryejnë këtë punë, por edhe të edukojmë drejtuesit, drejtorët e shkollave dhe ekipet që duhet të ndërmarrin këtë aktivitet. Vitin e ardhshëm diçka e tillë nuk do të ndodhë më, sepse tani e dimë se nëse prindërit nuk do të shqetësoheshin fare, do të kishte asistentë-deklaroi Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke folur për reformat e reja në procesin edukativo arsimor, vlerson se nxënësit duhet të jenë sa më gjatë në shkolla dhe të marrin njohuri në mënyra të ndryshme.

Vesna Janevska: Reforma është që mësuesit të bëhen funksionalë në favor të njohurive, kompetencave, aftësive. Kjo është një strategji e tërë, dihet përgjithësisht që ne në vend kemi tepricë mësuesish dhe gjithnjë e më shumë fëmijë, por mësuesit na duhen për të ngritur cilësinë e dijes. Ne jemi të fundit në të gjitha testet ndërkombëtare dhe testet vendore tregojnë se nxënësit tanë mbeten prapa bashkëmoshatarëve të tyre në Evropë – thotë Janevska.

Janeva vlerson se duhet të merren shembuj shtete evropiane për të pasur sistem arsimor sa më cilësor dhe produktiv. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share