Prej disa kohësh tashmë është përfolur se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj do të bëhen prindër për herë të dytë, por deri më sot asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë një deklaratë.
Sonte, në “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës, kanë ndodhur shumë të papritura dhe ka qenë një spektakël i tejmbushur me argëtim.
Egi, ishte në rolin e Zonjës Vefi, astrologia e cila bënte parashikimin e të ftuarve dhe kapitenëve për vitin 2023. Teksa është ndalur tek Besi ka thënë se sheh shtim në familje. Kaq ka mjaftuar që aktori i humorit të flasë për herë të parë për këtë temë.
Besi ka treguar në “Zemër Luana” se shtatzënia e Xhensilës është një lajm ‘fake’ dhe mbi të gjitha ata ende nuk kanë nisur nga puna për fëmijën e dytë. Pra, tani duket se Besi u ka dhënë fund, njëherë e mirë të gjitha aludimeve./tvklan.al