Princi Harry do të prezantonte spektaklin e famshëm, por…

“Saturday Night Live” ishte shumë pranë prezantimit të saj nga Princi Harry, por duket se planet ndryshuan në minutën e fundit.

Sipas disa burimeve për “Page Six”, producentët e spektaklit kanë qenë në bisedime me Princin përpara publikimit të librit të tij në Janar, por ideja nuk u realizua.

“E dinim që Harry ishte gati, donte vërtet ta bënte dhe do të kishte qenë shumë argëtuese dhe një promovim i mirë për librin. Producentët e ‘SNL’ kanë diskutuar për disa kohë me Harry. Gjithkujt i pëlqente si ide dhe njerëzit do ta kishin parë”, thotë një burim i afërt i televizionit.

Një tjetër konfirmoi fjalët e të parit duke shtuar: “Ka gjithnjë shumë emra, por Harry ishte një emër për të cilin flitej”.

Shkaqet e pamundësisë së realizimit nuk janë bërë të qarta, por Harry realizoi disa intervista për librin e tij. Megjithatë, producentja ekzekutive e “SNL” ende e pëlqen idenë që ta ketë anëtarin e familjes mbretërore britanike në spektakël, madje burimi u shpreh se: “Harry mund të jetë surprizë në një skeç”.

Përfaqësuesit e Harry dhe “SNL” nuk kanë dhënë ende deklarata zyrtare./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share