Princi Harry dhe Meghan Markle në OKB

Bota jonë ka nevojë për të shpëtuar njerëzimin

Princi Harry mbajti fjalën në takimin e Kombeve të Bashkuara duke nderuar Nelson Mandelën, njeriun dhe liderin e lirisë dhe pajtimit, me rastin e 104-vjetorit të lindjes, ndërsa u  kërkoi vendeve anëtare të ndërmarrin veprime për ndryshimin e klimës. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Meghan, Dukesha e Sussex-it, çifti të kapur për dore përshkoi selinë e OKB-së në Nju Jork.

Harry foli edhe për kërcënimet nga pushtimi rus i Ukrainës, atë që ai e quajti ndryshimin e të drejtave kushtetuese në Shtetet e Bashkuara dhe “armatimin” e gënjeshtrave dhe dezinformatave.

Princi Harry paralajmëroi për ndikimin e ndryshimeve klimatike në Afrikë dhe në botë. Kjo krizë vetëm do të përkeqësohet, nëse udhëheqësit tanë nuk kryejnë detyrat e tyre, nëse vendet e përfaqësuara nga shtet në këtë sallë të shenjtë nuk marrin vendimet – vendimet e guximshme, transformuese – bota jonë ka nevojë për të shpëtuar njerëzimin,” tha ai.

Harry u ndal edhe tek një e vitit 1997 të nënës së tij të ndjerë Diana, Princeshës së Uellsit, për të cilën tha se qëndronte e varur në shtëpinë e tij.

Kombet e Bashkuara që prej vitit 2009 caktuan 18 Korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandela për të festuar ditëlindjen e tij dhe gjithashtu për të përkujtuar luftën kundër racizmit dhe diskriminimit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share