Princesha e Spanjës nis ushtrinë

17-vjeçarja është shoqëruar nga mbreti Felipe dhe familja e saj

Pasi përfundoi studimet në një shkollë prestigjoze në Britaninë e Madhe princesha Eleonor ka mbërritur në Zaragoza për të nisur trajnimin ushtarak që zgjat 3 vite.

Trashëgimtarja 17-vjeçare e fronit spanjoll mbërriti në orët e para të mëgjesit në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake të Zaragozës, së bashku me prindërit dhe motrën e saj, princeshën Sofia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pavarësisht detyrës së vështirë përpara, adoleshentja dukej e relaksuar në krah të mbretit Felipe, i cili kishte veshur uniformën ushtarake për këtë rast.

Ajo u pa duke përshëndetur dhe buzëqeshur fotografët e pranishëm.

Leonor ndjek gjurmët e babait por edhe gjyshit të saj Juan Carlos që ndoqën gjithashtu ushtrinë.

Pasi të përfundojë këtë trajnim ushtarak Princesha Leonor pritet të ndjekë universitetin në Spanjë dhe do të përfundojë edhe një master jashtë vendit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share