Prezantueses i bie të fiktë gjatë programit (Video)

Spikeres së njohur i bie të fikët gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në një kanal televiziv kolumbian. Spikerja Elianis Garrido, 35-vjeçe ishte e ulur në stol teksa prezantonte ‘Lo Se Todo’ (Unë di gjithçka) në ‘Canal 1’, televizionin shtetëror.

Ajo papritur vendos dorën mbi fytyrë dhe rrotullohet në karrigen e saj përpara se të rrëzohet në tokë. Kolegu i saj, Ariel Osorio ka kërkuar ndërprerjen e programit për reklama, ndërsa një kamera e sipërme tregon momentin që stafi vrapon drejt prezantueses të shtrirë në dysheme.

Garrido është dërguar menjëherë në spital dhe gjatë transmetimit kolegu ka njoftuar shikuesit se ajo ka probleme respiratore. Siç raportojnë kolegët dhe të afërmit e saj ajo nuk ka qenë mirë prej disa ditësh për shkak të ndryshimeve klimatike, ka patur kollë derisa i ra të fikët gjatë transmetimit direkt.

Me më shumë se 6.2 milionë ndjekës në Instagram dhe mbi 670 mijë në Facebook, Garrido nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje, por raportohet se aktualisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky incident vjen dy ditë pas atij të meterologes Alissa Schwartz e cila po ashtu i ra të fikët gjatë transmetimit direkt në CBS Los Angeles ku për pak goditi kokën mbi tavolinën e studios./tvklan.al

 

https://www.instagram.com/reel/CqF1eeKMlaO/?utm_source=ig_web_copy_link

Lexo gjithashtu
Total
0
Share