Quhet Fussballliebe – dashuri për futbollin
Fussballliebe, Dashuri për futbollin, është topi që do të përdoret në finalet e Euro 2024 që do të mbahen në Gjermani. Adidas dhe UEFA e prezantuan të mërkurën në Berlin aty ku do të luhet finalja e kampionatit.
Me shumë ngjyra, të kuqe, blu, e verdhë dhe portokalli feston si gjallërinë që kombet konkurruese sjellin në turne, ashtu edhe thjeshtësinë e futbollit që tërheq kaq shumë dashuri nga tifozët në mbarë botën.
Ilustrimet e secilit prej stadiumeve të turneut shfaqen në top së bashku me emrin e çdo qyteti pritës. Përveç përdorimit të poliestrës të ricikluar dhe bojës me bazë uji.
Çdo shtresë e topit material të përfituar nga fibrat e misrit, kallamit të sheqerit, drurit dhe gomës. Finalet e Kampionatit Europian 2024 do të zhvillohen nga 14 Qershor deri më 14 Korrik në 10 qytete të Gjermanisë.
Tv Klan