Liga e Dytë: Besa e Dobërdollit demoloi Osogovën 4-0 në Koçani

Pesë fitore të ekipevce vendase , një barazim dhe  2 fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 21 gol të shënuar është epilogu i javës së parë të sezonit të ri 2023/2024 në Ligën e dytë të futbollit vendor.

 Besa e Dobërdollit që në ndeshjen e parë kampionale në Ligën e dytë, me fitoren e thellë 4-0 në cilësinë e mysafirit kundër Osogovës në Koçan  paralajmëroi se  ë një  pretendent shumë serioz për kreun e tabelës.

Fitore  mjaftë rëndësishme në hapjen e sezonit të ri ka shënuar edhe Bashkimi i Kumanovës në përballjen me ekipin e Ohrit. Fitore  ka shënuar edhe Novaci në përballjen me Arsimin e Çegranit   2-0.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 Derbi  mes dy  ish ekipeve të ligës së parë në Strumicë, Pelisteri shënoi fitore të sigurt 2-0, kundër Bellasicës. Pobeda e Prilepit mundi Teteksin e Tetovë me  rezultat bindës 5-1. Fitore shënuan edhe Detonit Pllaçkovica kundër Vardarit dhe Kozhufi kundër Karaormanit. Ndeshja e vetme  që përfundoi me  barazim  1-1, ishte  ajo mes Kamenica Sasa  dhe Skopjes

Në xhiron e parë u shënuan këto rezultate: Bashkimi – Ohri 1-0, Pobeda – Teteksi 5-1, Osogova – Besa Dobërdoll 0-4, Bellasica-Pelisteri 0-2, Novaci – Arsimi 2-0, Kamenica Sasa – Skopje 1-1, Detonit Pllaçkovica – Vardari Negotinë 1-0 dhe Kozhufi – Karaormani 3-0.   /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share