Prezantohet ora që vendoset në qafë

Rihanna shfaqet me orën e vendosur në qafë

Brandi i njohur, Jacob & Co, ka bashkuar forcat me këngëtaren e famshme Rihanna dhe kanë sjellë në treg risinë më të fundit ‘A Watch Choker’.

Artistja bëri daljen e saj publike me orën e modelit ‘Brilliant Flying Tourbillon’ në qafë në shfaqjen e modës Louis Vuitton 2023 në Paris.

‘Brilliant Flying Tourbillon’ është e realizuar prej ari të bardhë, me gjithsej plot 368 diamante. Ndërsa rripi i vendosur në qafën e këngëtares është i krijuar me lëkurë aligatori.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share