Ky është prototipi i avionëve luftarakë të gjeneratës së re që do të përdorin Britania e Madhe, Italia dhe Japonia. Tre vendet kanë bashkuar forcat me nismën e Londrës për prodhimin e një avioni të ri që do të quhet Tempest dhe që do të zëvendësojë gjeneratë aktuale të modelit Tajfun, duke nisur nga viti 2035.
Të veçantat e këtij modeli janë se për të parën herë ndërthuret puna e pilotëve me inteligjencën artificiale që do t’i asistojë pilotët kur shfaqin shenja lodhjeje ose kur kanë nivele të larta stresi. Madje mjeti mund të lëvizjë plotësisht automatikisht kur piloti e sheh të nevojshme. “Tempest” apo stuhia është i pakapshëm nga radarët aktualë dhe mund të hedhë raketa hipersonike.
Kryeministri britanik Rishi Sunak që inspektoi flotën ajrore pas nënshkrimit të marrëveshjes, tha se vendi i tij synon t’i përgjigjet sfidave të kohës për sigurinë. Për të parën herë që pas Luftës së Dytë Botërore, Londra bashkëpunon për projekte ushtarake me aleatë të tjerë përtej Shteteve të Bashkuara.
Tv Klan