Presionet ndaj Kryetares së Gjykatës Supreme? – Lloga tregon se çka ka biseduar me Besa Ademin!

Brenda gjyqësorit ka presione – ka qenë deklarata e kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e cila në në bisedë me ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, i ka sqaruar këtij të fundit qëllimin e këtij pretendimi të saj në një intervistë kohë më parë. SIpas Llogës, Ademi i ka thënë se brenda gjyqësorit ka presione politke dhe jo vetëm, por që sipas Llogës, kryetarja e Supremes nuk e ka lokalizuar temën konkretisht se kush ka bërë presion.

“Kur e kam pyetur unë se a mund të lokalizohet kjo, më ka thënë që është çështje më komplekse”, theksoi Lloga, i cili sugjeroi që pyetja nëse ka qenë Besa Ademi njëra nga gjyqtaret të cilës i është bërë presion politik, t’i drejtohet personalisht asaj./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share