Presionet mbi gjyqësorin! BDI: Aktivistë partiak emërohen në pozita të larta të sistemit gjyqësor!

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një reagimi, dënon ashpër presionin e paprecedent që po ushtrohet nga qeveria mbi organet e Drejtësisë, Gjyqësorit dhe Prokurorisë. Sipas tyre, kjo ndërhyrje flagrante, e shoqëruar me konformizmin e disa aktorëve brenda këtyre institucioneve ndaj ndikimit politik vë në pikëpyetje deklarimin verbal të pushtetit për vendosjen e shtetit të së drejtës.

BDI-ja ngre shqetësimin se situata bëhet edhe më alarmante kur aktivistë partiakë emërohen në pozitat më të larta të sistemit gjyqësor, duke rrezikuar pavarësinë dhe besueshmërinë e tij.

BDI-ja, sic thuhet në reagim, bën thirrje për një qasje të përgjegjshme dhe për respektimin e parimeve të pavarësisë së drejtësisë dhe i bën thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që të reagojë me urgjencë ndaj kësaj situate shqetësuese.

BDI

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë fjalimit në pritjen tradicionale të fundvitit, rikujtoi disa takime në vitin 2017 me kryeministrin aktual Hristijan Mickoski, deputetë të VMRO-së dhe funksionarë të tjerë të lartë të kësaj partie, të cilët ankoheshin për konformizmin e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve. Mjerisht, sot po përsëritet e njëjta qasje, madje me intensitet më të lartë nga ata që dikur e kritikonin.

Sipas BDI-së, reagimi ndërkombëtar është thelbësor për të siguruar që Republika e Maqedonisë së Veriut, të mos devijojë nga rruga e shtetit të së drejtës dhe e integrimeve euroatlantike. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share