Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm me Francën, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
“Në këtë takim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.