Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër në Shkup, të enjten në Tetovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër vjen për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Nikoqir i Presidentes së Kosovës do të jetë, homologu i tij nga RMV-ja, Stevo Pendarovski, njofton KlanM.

Sic kanë njoftuar nga Kabineti presidencial, Presidentja e Kosovës, do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare në kabinetin e presidentit. Pas pritjes, sic njofton KlanM, parashihet takimi kokë më kokë I dy presidentëve kurse më pas takimi plenar I delegacioneve të RMV-së dhe Kosovës.

Gjatë vizitës zyrtare, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet edhe me Kryeparlamentarin, Talat Xhaferi dhe me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kurse do të mbajë edhe fjalim në seancën solemne të Kuvendit të RMV-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjithashtu dy presidentët, Pendarovski dhe Osmani do të vizitojnë edhe kishën “Shën Spasi” në Shkup ku do të vendosin kurora me lule në varrin e Goce Dellçevit – thuhet në komunikatën e presidencës.

Të enjten më 27 Prill, sic njofton KlanM, Presidentja Osmani do ta vizitojë Tetovën. Komuna e Tetovës tashmë ka vendosur bilbordet ku I dëshiron mirëseardhje Presidentes së Kosovës. Kreu I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në Facebook publikoi mirëseardhjen për Presidenten.

“Mirë se vjen Zonja Presidente! Tetova ju mirëpret” – thuhet në bilbordet por edhe në mesazhin e kreut të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Nga SPB-Tetovë paralajmërojnë regjim të posaçëm të trafikut për të enjten./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share