Presidenti Pendarovski nis vizitën zyrtare në Poloni

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Varshavë me nderime shtetërore dhe ushtarake është pritur nga Presidenti i Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, me çka nisi vizita e tij dyditëshe zyrtare në Poloni.

Presidenti Pendarovski ka realizuar një takim kokë me kokë me Presidentin Duda, ku sic njofton Kabineti presidencial, janë konfirmuar raportet e sinqerta miqësore dhe dialogu I frytshëm politik midis dy vendeve. Tema të takimit kanë qenë integrimet evropiane të RMV-së, partnriteti në NATO, lufta në Ukrainë dhe pasojat, si dhe kriza globale ekonomike dhe energjetike.

Në kuadër të vizitës zyrtare parashihet që Presidenti polak Duda ta dekorojë Presidentin Pendarovski me dekoratën më të lartë “Dekorata e Shqiponjës së Bardhë”, derisa Presidenti Pendarovski do ta dekorojë Presidentin Duda me Dekoratën “8 Shtatori”.

Presidenti Pendarovski do të takohet edhe me Kryeministrin polak, Mateush Moravjecki, kurse bashkë me Presidentin Duda do të merr pjesë dhe do t`i drejtohet takimit të përfaqësuesve të Odave polake dhe bizneseve me përfaqësuesit e sektorit të biznesit nga RMV-ja. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share