Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale gjatë këtij viti.
Tashmë kandidatët për president kanë nisur të shpalosin sloganet e tyre për zgjedhje.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka tërhequr vëmendjen e të gjithë me sloganin “President për president”.
“Kroacia që mendon për veten dhe mbron interesin personal duhet të jetë gjithashtu një shtet që respekton të gjithë qytetarët e saj dhe ku të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të popullit kroat dhe jo të individëve. Prandaj, mbrojtja e sovranitetit kroat, mbrojtja e institucioneve kroate dhe, më e rëndësishmja, kujdesi për njerëzit kroatë kanë qenë dhe mbeten prioritetet e mia”, ka shkruar Milanoviq.
Qeveria kroate ka marrë vendimin zyrtar që zgjedhjet presidenciale, të tetat që nga pavarësia, të mbahen të dielën, më 29 dhjetor.
Vendimi hyn në fuqi më 28 nëntor, datë nga e cila fillojnë afatet për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturë.