Arratiset nga kopshti zoologjik në Ukrainë, tigri i egër alarmon tre qytete sllovake

Një tigër ka terrorizuar tre qytete në Sllovakisë pasi është arratisur nga një kopsht zoologjik privat në Ukrainë.

Njerëzit në Ulic të Sllovakisë janë paralajmëruar të kufizojnë kohën e tyre jashtë pasi mund të përballen me tigrin e egër.

Policia sllovake ka thënë se është njoftuar nga vetë policia ukrainase për arratisjen e tigrit të tërbuar. Është konfirmuar edhe nga kamerat e sigurisë se tigri ka vizituar tre qytete sllovake.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mësohet se tigri u arratis nga pronari i tij në Ukrainë dhe gjatë fundjavës ai ka kaluar kufirin.

Drejtori i kopshtit zoologjik privat Miroslav Bural tha për mediat sllovake se tigri u transportua aty për shkak të pushtimit rus. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share