Presidenti i Ukrainës: Na duhet më shumë për kundërofensivën ndaj rusëve

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se vendit të tij i duhet më shumë që të nisë një kundërofensivë kundër ushtrisë ruse.

Duke folur nga Kievi, Zelensky theksoi se ushtria ukrainase pret ende dërgimin e ndihmave ushtarake që i janë premtuar.

Ai sqaroi se disa prej brigadave luftarake që u trajnuan nga vendet e NATO-s, janë gati për të luftuar, por i duhen pajisje, përfshirë këtu edhe automjete të blinduara.

“Me pajisjet që kemi mund të përparojmë dhe të jemi të suksesshëm. Por do të humbisnim shumë njerëz. Kjo është e papranueshme. Kështu që duhet të presim, na duhet pak më shumë kohë”, u shpreh Zelensky.

Por Presidenti ukrainas nuk ka bërë të ditur asnjë afat kohor se kur mund të ndodhë kundërofensiva ukrainase.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share