Presidenti i Emirateve të Bashkuara viziton Tiranën, shkëmbehen marrëveshje mes vendeve

Presidenti i Emirateve Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan mbërriti këtë pasdite në Tiranë, ku u prit në Rinas nga Kryeministri Rama.

Më pas, Presidenti Zayed Al Nahyan u nderua në një ceremoni mireseardhjeje në Pallatin e Brigadave dhe më tej të dy personalitetet zhvilluan një takim kokë më kokë.

Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, konkretisht:

-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd” Sulltan Al Jaber.

Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan vjen në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare si Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri Edi Rama, duke njoftuar vizitën e Presidentit të Emirateve Arabe ditën e djeshme theksoi se vizita e tij në Shqipëri shënon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.

Presidenti Bin Zayed ishte donatori më i madh për rindërtimin pas tërmetit në Durrës dhe lagja e re e rindërtimit në Spitallë është financuar e gjitha prej tij./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share