Presidenti gjerman shpërndan parlamentin, vendi shkon në zgjedhje

Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier iu kërkua të shpërndante parlamentin nga kancelari Olaf Scholz pas rënies së koalicionit qeverisës të liderit.

Tani Steinmeier njoftoi se ka rënë dakord me kërkesën e kancelarit Olaf Scholz për të shpërndarë parlamentin dhe ka caktuar 23 shkurtin si datë për zgjedhjet e reja.

Steinmeier pritej gjerësisht t’i përmbahej datës për të cilën është rënë dakord paraprakisht nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD) dhe partia kryesore opozitare e vendit, Unioni Kristian Demokrat (CDU), shkruan euronews.

Vendimi i presidentit do të thotë se gjermanët do të drejtohen në kutitë e votimit në shkurt, një datë e shtyrë në mënyrë të konsiderueshme pasi qeveria e koalicionit qeverisës u rrëzua, duke bërë që Scholz të thërrasë një votëbesimi të pasuksesshme.

Ndryshe, votimi i mosbesimit të Bundestagut kundër Scholzit të hënën e kaluar ishte vetëm i gjashti që nga viti 1949 në vend.

Ndërsa kjo është hera e tretë që mandati elektoral i qeverisë gjermane përfundon para kohe.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share