BESIMI: TË DREJTAT E PUNONJËSVE DO TË REALIZOHEN
Presidenti Stevo Pendarovski dhe Kabineti i tij, nuk kanë marrë pagën e Janarit, për shkak se Ministria e Financave nuk ka mjete shtesë për të paguar rrogat – kanë njoftuar nga Presidenca.
Sic percjell KlanM komunikatën e Presidencws, Kabineti I Presidentit konform marrëveshjes së nënshkruar kolektive me Sindikatën e të punësuarve, parashihte rritje të pagës prej 5% vetëm për zyrtarët shtetëror të punësuar në Kabinetin e Presidentit. Kjo rritje nuk ka të bëjë me Presidentin, personat e emëruar dhe këshilltarët në Kabinet – thonë nga Presidenca.
“Mjetet për Buxhetin 2023 janë siguruar përmes kursimeve personale në buxhetin e institucionit tonë dhe për këtë nuk janë kërkuar mjete shtesë nga Ministria e Financave. Kërkesa për mjete financiare për pagat e Janarit 2023, që Kabineti e ka dorëzuar në Ministrinë e Financave është përpunuar konform Ligjit, në kuadër të mjeteve të miratuara nga Buxheti I RMV-së për vitin 2023” – thonë nga kabineti Presidentit.
Sindikata e punonjësve të Administratës, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave civile, sic njofton KlanM, tashmë ka paralajmëruar se Ministri për Financa, Fatmir Besimi ka bërë vepër penale me tërheqjen e vendimeve të punonjësve në Ministrinë e Financave që tashmë u ishin ndarë, e që kanë të bëjnë me rritjen e pagës për 30% duke iu bërë thirrje t`i drejtohen Sindikatës për ndihmë pa pagesë juridike për realizimin e të drejtës për rritje të pagave.
Besimi sot ka përgënjeshtruar informacionet se I ka kërcënuar punonjësit në Ministrinë e Financave.