Derbi anglez Manchester United-Liverpool i ka takuar Djajve të Kuq, ku ata e fituan me rezultat 2-1. Autor të golave pë “Djajtë e Kuq” ishin Sancho në minutën e16 dhe Rashford në minute e 53, ndërkaq për Liverpool ka shënuar Mohamed Salah në minute e 81.
Manchester United është rikthyer të fitoreve pas dy humbjeve rresht në Premier Ligë duke fituar derbin e Anglisë me rezultat 2-1 kundër Liverpool.
United e filloi shumë më mirë këtë takim ku Elanga goditi shtyllën në minutën e 11 duke mos shënuar gol.
Megjithatë, presioni i Djajve të Kuq do të shpaguhet kur në minutën e 16-të Jadon Sancho topin e marrë nga Elanga e qetëson dhe shënon i ftohtë si akulli golin e parë të ndeshjes.
Djajtë e kuq e filluan shumë më mirë pjesën e dytë dhe në një kundërsulm të shpejt Martial bën një pasim për Rashford i cili shënon një gol në minutën e 53-të të ndeshjes.
Carvalho i Liverpoolit rrezikoi seriozisht portën në minutën e 81-të, De Gea priti dhe topi u kthye të Salah që shënoi gol për t’i rikthyer në lojë Liverpool.
Liverpool pati edhe disa tentime në minutat e fundit por United arriti t’i përballonte këtyre sulmeve, madje disa herë doli para në kundërsulme dhe ka mundur ta shënonte edhe golin e tretë.
United arrin të fitorja e parë në Premier Ligë kundër rivalit të saj të përbetuar duke u ngritur në pozitën e 14-të, ndërkaq Liverpool zbret edhe më poshtë duke u renditur në pozitën e 16-të.
Në xhiron e katër, Manchester United është mysafirë i Southampton kurse Liverpool e pret në shtëpi skuadrën e Bournemouth.