Pragë: RMV-ja do të kërkojë ndihmë për t’u përballur me krizën energjetike

BORRELL: PËRPJEKJE PËR TË KRIJUAR NJË REND TË RI BOTËROR PA RUSINË

Maqedonia e Veriut dhe Ukraina kanë mbindërtuar Marrëveshjen për tregti të lirë dhe sigurimin e ndërsjelltë të ushqimit. Dy Kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Denis Shmihal kanë vënë nënshkrimin sot në mëngjes në Pragë, në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane.

“Fokusi I sesioneve të sotme me liderët e Evropës është ekonomia, energjetika, siguria, mbrojtja e ambientit jetësor, por më kryesore është uniteti për amortizimin e pasojave nga kriza më e madhe në botë në historinë më të re. Vetëm të bashkuar mund të përballemi me sfidat e mungesës së energjensave dhe ushqimit” – ka shkruar në Facebook Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas mbërritjes në Pragë ku është pritur nga Kryeministri I Çekisë, Petr Fiala.

Liderët e 44 vendeve evropiane pritet të dërgojnë një sinjal të qartë nga Praga për izolimin e Rusisë.

“Në takim do të bëhen përpjekje për të krijuar një rend të ri pa Rusinë. Kjo nuk do të thotë se ne duam ta përjashtojmë Rusinë përgjithmonë, por kjo Rusi, Rusia e Putinit, nuk ka vend.Ky është sinjali që duam të dërgojmë, se fatkeqësisht nuk mund të ndërtojmë një rend sigurie me Rusinë. Rusia është e izoluar… Nuk keni vend, të gjithë të tjerët janë këtu” – deklaroi Zhozep Borell.

Energjia do të jetë një nga temat kryesore të takimit të vendeve anëtare të BE-së dhe aleatët e tyre. Përvec vendeve të BE-së në Samit janë ftuar edhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Moldavia, Gjeorgjia, Ukraina dhe Turqia.

Tema do të jetë lufta në Ukrainë dhe tentativat që të harmonizohet politika e përbashkët e sigurisë. Krerët evropianë edhe më tej thonë se Bashkësia Politike Evropiane nuk është zëvendësim për zgjerimin, por për lidhje më të fuqishme të politikave me vendet që për momentin nuk janë anëtarë të BE-së ose nuk duan të jenë pjesë e bllokut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share