Postoi ushqimin në rrjetet sociale, klientes i vjen fatura marramendëse prej 60.000 dollarësh

Një kliente në një restorant kinez mbeti e shastisur pasi një postim i pafajshëm në rrjetet sociale i solli një faturë prej 60.000 dollarësh.

Wang po darkonte me një shoqe në një restorant në Kunming në Kinën jugperëndimore dhe siç është ‘zakoni’, postoi një foto të pjatave në tavolinë. Por në foto dukej edhe kodi QR në tavolinë përmes të cilit mund të paguhet duke e skanuar.

Pasi postoi fotot në rrjetin social WeChat, ajo kuptoi se diçka nuk shkonte sepse i erdhi një faturë me vlerë 430.000 juan ose 60.500 dollarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edhe pse Wang e postoi foton që të mund ta shihnin vetëm kontaktet e saj, hakerat e kanë përdorur kodin QR për të shtuar sasinë e ushqimit. Konkretisht bëhet fjalë për 2580 racione me kallamarë, 1850 racione me gjak rosaku (një gatim special në rajon) dhe 9900 porcione me pure karkaleci.

Pavarësisht se Wang e kuptoi çfarë kishte ndodhur dhe e fshiu foton, vazhdonin të shtoheshin porositë në emër të saj dhe shpjegimi ishte se dikush mund ta ketë shkarkuar. Fatmirësisht, stafi nuk ia llogariti porositë shtesë dhe e zhvendosi në një tavolinë tjetër.

Pronarët e restorantit nuk arritën të gjenin përgjegjësit apo të ndalonin porositë, por ndërmori masa për sistemin e kodit në mënyrë që porositë të mund të jepen vetëm nga një distancë e caktuar./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share