Me titullin kampion vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor ka filluar të realizohet projekti i pronarit të klubit të futbollit Besa nga Dobërdollit, familja Tairi që përkrahet edhe nga tifozët e ,këtij vendbanimi. 15 ndeshje të zhvilluara 13 fitore një barazim dhe vetëm një humbje me 37 gola të shënuar e vetëm 8 gola të pranuar me 40 pikë të grumbulluara dëshmon qartë fuqin e kësaj skuadra ku garon së bashku me skuadra që kanë përvojë të madhe në futbollin vendor si Pelisteri, Pobeda. Skopje, Bashkimi, Teteksi e tjera. Për suksesin e këtij klubi padyshim se meritor kryesor janë pronarët Haxhi Muhamed Tahiri me dy djemtë e tij, Zijadinin dhe Elhamin, stafi teknik dhe sidomos futbollistët do të veçonim golashënuesin Fitor Ademin që ka realize 12 gola, Izair Emin 7 gola, kapiteni Xhemali Esati, mesfushori Armend Alimi dhe sidomos portiere Dejan Siljanovski I cili në disa ndeshje ka pasur mbrojtje të shkëlqyera. Ai gjatë gjysmë sezonit ka mbrojtur në 11-të ndeshje dhe është mposhtur vetëm në pesë raste. Statistikat tregojnë se ai ka mbrojtur 6 gola të sigurt(Clean Sheets). Pas ndeshjes së fundit të sezonit vjeshtor portieri Dejan Silanovski për Klan Macedonia, deklaroi:
“Në këtë gjysmësezon treguam një lojë konstruktive në të gjitha ndeshjet falë profesionalizmit, sakrificës, shpirtit të përbashkët fitues dhe miqësisë në skuadër dhe mbi të gjitha profesionalizmit të strategut Tanevski dhe të gjithë ekipit menaxhues të klubit. Falenderim i madh për pronarët e KF Besa, Zejdin dhe familjes së tij Tairi si dhe për publikun. Pas pushimit të merituar, vijojnë përgatitjet intensive dhe me forca edhe më të mëdha hyjmë në grupin elitar të Ligës së Parë. Deklaroi për Klan Macedonia< portiere Dejan Siljanovski.
Portieri 29 vjeçar në karrierën e tij ka mbrojtur me Teteks, Bellasicë, Gostivar, Skopje, Voska Sport , ndërsa nga kampionati 2022/2023 është pjesë klubit të futbollit Besa të Dobërdollit./KlanMacedonia/