Portieri i Argjentinës “nxeh” finalen: Mbappe nuk di asgjë rreth futbollit

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka “nxehur” finalen e Kupës së Botës pasi ka komentuar deklaratat e sulmuesit francez Kylian Mbappe në lidhje me kualitetin e futbollit në Amerikën e Jugut.

“Ai nuk di asgjë rreth futbollit. Nuk ka luajtur kurrë në Amerikën e Jugut. Kur nuk e ke këtë eksperiencë, më mirë të mos flasësh. Por nuk ka rëndësi. Ne jemi ekip i madh dhe njihemi si të tillë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Martinez i bëri këto komente pasi më herët gjatë Majit, Mbappe tha se kombet europiane janë më mirë të përgatitura për Kupën e Botës sepse luajnë ndeshje të nivelit të lartë gjatë gjithë kohës kundër njëra-tjetrës.

Por portieri Martinez nuk është i vetmi që i ka kthyer përgjigje Mbappe. Sulmuesi Lautaro Martinez ka thënë se komentet e tij janë të padrejta. Ndërkohë ish-trajneri i Brazilit, Tite, tha se “Brazili nuk ka Azerbajxhanin për të luajtur. Ne nuk kemi askënd që të na lërë një ndeshje pushim”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share