Porositi pelet të cilin nuk e mori kurrë, 40-vjeçari nga Gostivari thotë se u mashtrua për 1780 euro në Tetovë

Një 40-vjeçar nga Gostivari thotë se i ka dhënë 1780 euro një personi nga Tetova për pelet, ndërkaq i njëjti nuk ia ka dorëzuar porosinë. Nga SPB-Tetovë thonë se gostivarasi ka raportuar se është mashtruar përmes një letre të një kompanie nga Kërçova.

“Dje (13-prill) në ora 12:40 në Stacionin Policor Gostivar, V.P. (40) nga Gostivari ka raportuar se gjatë muajit shtator të vitit 2022, është mashtruar për një shumë prej 1780 euro. Sipas raportit, ai nga D.D. nga Tetova ka porositur pelet për ngrohje të cilën e ka paguar me para të gatshme, për të cilën ka marrë një dokument në emër të një kompanie nga Kërçova. Sipas raportit, personi nuk i ka dorëzuar peletët e porositur dhe më pas ka kuptuar se ishte mashtruar. Po ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e rastit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share