Polonia vuan nga shkarkimi i Santos, bonus ekstra për Shqipërinë

Pa trajner dhe shpresa minimale për Euro2024

Shkarkimi i Fernando Santos nga Kombëtarja Polake mund të konsiderohet një tjetër bonus për Kombëtaren Shqiptare. Ambjentimi i trajnerit të ri me skuadrën pritet të vonojë, për shkak se do ketë shumë pak kohë në dispozicion për ta stërvitur për tre duelet e fundit vendimtare drejt Euro2024. Në takimet e radhës, Polonia sfidon të tre ekipet e tjera të grupit, duke nisur nga ai i radhës me Ishujt Faroe.

Përveçse me Shqipërinë në duelin e parë, Polonia ka marrë 3 pikëshin përballë kësaj përfaqësuese, për tu konsideruar ndoshta edhe si ai i duhuri për të vijuar të shpresojë për në Euro2024. Distanca prej 4 pikësh me kuqezinjtë që kryesojnë grupin E kualifikues shihet si një hendek që mund të ngushtohet në Kombëtaren Polake, e cila fushatën eliminatore e mbyll në shtëpi kundër Republikës Çeke. Këto të fundit kanë luajtur një sfidë më pak se rivalët deri më tani, ku pas 4 sfidave ka grumbulluar mesatarisht dy pikë në çdo duel. Situata kualifikues është favorizuese për kuqezinjtë tanë, pasi kryesojnë me 2 pikë më shumë se Moldavia dhe Republika Çeke, në një grup E që ka të prenotuar dy bileta për në Euro2024.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share