Polonia nuk do të heqë embargon e saj ndaj importeve të grurit ukrainas, sepse kjo do të dëmtonte fermerët polakë, tha kryeministri, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
“Polonia nuk do të lejojë që gruri i Ukrainës të na përmbyt”, shkroi Mateusz Morawiecki në platformën X.
Polonia, Hungaria dhe Sllovakia, në marrëveshje me BE-në, vendosën një embargo ndaj produkteve të Ukrainës nga prilli deri më 15 shtator për të parandaluar një tepricë në tregjet e tyre vendase.
Polonia i ka dhënë Ukrainës fqinje ndihmë ushtarake dhe humanitare gjatë rrjedhës së luftës, por pas protestave të fermerëve, ministrat kanë qenë të vendosur në ndalimin e importeve të produkteve bujqësore ukrainase.