Lojtarët e kombëtares: Të kënaqur edhe me barazimin
Në ditën e parë të grumbullimit, futbollistët e kombëtares kanë nisur të njihen edhe me stafin e ri teknik. Pak kohë në dispozicion megjithatë premtojnë se të gjithë do të impenjohen për më të mirën.
Duke qenë se ndaj Polonisë është ndeshja e parë dhe ndaj ekipit më të fortë në grup sulmuesi Sokol Cikalleshi nuk do të ishte kundër barazimit.
Jasir Asani vjen me disa gola nga Koreja e Jugut. Sulmuesi ka qenë më parë pjesë e kombëtares shpresa të Maqedonisë.
Kjo e hënë është dita e parë zyrtare e grumbullimit. Kuqezinjtë kanë vetëm 1 javë kohë të përgatisin ndeshjen.
Tv Klan