Michał Probierz drejtonte Kombëtaren U-21
Michał Probierz është trajneri i ri i Kombëtares Polake. Trajneri gati 51-vjeçar nënshkroi një kontratë për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024, si dhe ato për Botërorin 2026.
“Kur kjo kombëtare ishte në krye, të gjithë lojtarët luanin në klube shumë të mira. Ky brez po ndryshon. Duhet të shtojmë në këtë grup lojtarë të uritur që do të përfaqësojnë denjësisht kombëtaren polake. Ne do ta përshtasim sistemin me lojtarët tanë për të marrë më të mirën e tyre. Ata që veshin fanelën duhet ta dinë që përfaqësuesja është një thesar kombëtar.”
Tekniku pranon se do të bëjë ndryshime, por jo revolucion.
“Ne duam të përdorim potencialin e lojtarëve në zhvillim. Ne nuk do të bëjmë revolucion dhe nuk do ta heqim Robert Lewandowskin nga asnjë pozicion. Ai është kapiteni dhe ne nuk do të shkatërrojmë papritur gjithçka. Në fushë duhet të rrezikojmë më shumë dhe lojtarët duhet të fitojnë duele dhe hapësira të lira. Besoj se do të jetë e mundur të zgjidhet.”
Më 4 Korrik 2022, ai u bë trajner i Kombëtares Polake U21 duke drejtuar ekipin e të rinjve në 10 ndeshje me 5 fitore, 3 barazime, 2 humbje.
Tv Klan