Një 54 vjeçar është arrestuar mbrëmë në Gostivar, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një 19 vjeçare, përcjell KlanM. Sipas raportit të policisë, 54 vjeçari dhe 19 vjeçarja më herët kanë qenë në lidhje dashurie.
“Mbrëmë (05-korrik) rreth orës 20:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 54-vjeçarin F.T. nga Negotina e Pollogut, i cili paraprakisht kishte qenë i denoncuar nga një 19-vjeçare, banore e një fshati të Gostivarit, me të cilën deri para disa kohësh kishin qenë në lidhje, se e kishte sulmuar seksualisht. Pak më vonë, gjatë bastisjes së kryer me vendim gjykate në shtëpinë e tij, u gjetën mbetje të një lënde pluhuri të bardhë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia