Politika proaktive fiskale dhe ekonomike më dinamike për vitin e ardhshëm

Mbështetur mbi ecurinë ekonomike e finqnciare të këtij viti, në vitin 2023 Kina do t’i kushtojë vëmendje të posaçme sigurimit të rritjes së qëndrueshme, punësimit dhe çmimeve; do të parandalojë dhe shmangë rreziqet e mëdha dhe do të përpiqet të arrijë një përmirësim të përgjithshëm të ekonomisë të karakterizuar nga cilësia më e lartë dhe rritja e arsyeshme.

Do të këmbëngulet vazhdimisht në politika proaktive fiskale dhe politika të kujdesshme monetare, për një përparimin ekonomik të qëndrueshëm.

Gjithashtu, do të bashkërendohen më mirë politikat në sfera të ndryshme dhe do të optimizohet reagimi kundër epidemisë, për të formuar sinergji për zhvillimin me cilësi të lartë.

Kështu, politikat industriale duhet të nxisin si zhvillimin, ashtu edhe sigurinë; politikat në fushën e shkencës dhe teknologjisë duhet të përqendrohen në vetëmbështetjen e vetëpërmirësimin, ndërsa politikat shoqërore duhet të sigurojnë jetesën e njerëzve

Do të bëhen gjithashtu përpjekje për të zgjeruar më tej kërkesën e brendshme dhe për të përdorur plotësisht rolin themelor të konsumit dhe rolin kyç të investimeve.
Gjithashtu do këmbëngulet për të forcuar qëndrueshmërinë e zinxhirëve të industrisë dhe të furnizimit, për të nxitur hapjen në një nivel të lartë dhe për të bërë përpjekje më të mëdha për të tërhequr dhe përdorur investimet e huaja.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share