Policia me aksion në disa objekte hotelierike në Shkup, tre të arrestuar

Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se gjatë natës së 23 tetorit është kryer kontroll aksional nëpër objektet hotelierike në rajonin e Shkupit. Gjatë këtij kotrolli nga MPB njoftojn se janë arrestuar tre persona ndërsa janë konstatuar 11 shkelje të Ligjit.

“Me datë 23.10.2022, në periudhën kohore nga ora 00:00 deri në ora 04:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë kryer aksion kontroll në zonën më të gjerë të qytetit të Shkupit, në të cilin janë kontrolluar 97 objekte hoteliere dhe 37 automjete , gjatë të cilave janë konstatuar 11 shkelje, nga të cilat: dy nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, shtatë nga Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor, një nga ligji për letërnjoftime dhe një nga Ligji për automjete” njoftojn nga MPB.

“Në të njëjtën kohë, në zonën e Bit Pazarit dhe Karposhit, zyrtarë policorë nga SPB-ja e Shkupit kanë privuar nga liria tre persona për kundërvajtje të kryera nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe një kundërvajtje nga Ligji për kartë identiteti”.

Nga MPB shprehen se pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të bëhen parashtresat përkatëse./KlanMacedonia

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share